RISI TASH E TUTJE DO TI GJENI TE GJITHA TV SHQIPTARE NE VERA-KS.COM

January 9th, 2010

* Flash News !*PER TI PARE TE GJITHA KANALET INSTALONI TOOLBARIN KLIKO KETU FLM PER MIRKUPTIM !


KLIKO KETU NE FOTO QOFT SE DESHIRONI TE SHIKONI BB3 ALBANI
                

Ka humbur pa gjurmë në det kryepeshkatari ulqinak www.Vera-Ks.com

March 13th, 2010

Ulqin, 13 mars – Tash tri ditë ka humbur pa gjurmë në det peshkatari i vetëm profesinal ulqinak, Bilal Kurti (54).
Fqinjët në lagjen e peshkatarëve thonë se Bilali ishte nisur me sanall në thellësitë e detit për të ngritur mjetet e peshkimit aty nga ora 10 nga delta e Portmilenës në Plazhin e Madh. Jo vetëm fqinjët, të afërmit, peshkatarët, por në kërkim të këtij peshkatari, janë hedhur edhe Forcat e Sigurisë Detare Malazeze (FSDM), por pa asnjë sukses deri më tash.
KosovaLive ka mësuar të shtunën prej burimeve të saj se FSDM për rastin ka informuar kolegët nga Shqipëria, Italia dhe Kroacia. Valët e detit kanë nxjerrë në breg xhaketën dhe kraholen e Bilalit. Ai jo vetëm se peshkimin e ka pasur pasion, por edhe ka siguruar ekzistencën.
Kolegët e tij thonë se Bili, siç e kanë njohur ulqinakët edhe turistët, ka hyrë në det për të peshkuar edhe në valët më të tërbuara të detit, “trimëri” që siç duket, i kushtoi me jetë peshkatarit të Ulqinit.
www.Vera-Ks.com

Si jeton gjeorgjiana 130 vjeçe www.Vera-Ks.com

March 13th, 2010

Një grua që mendohej të ishte personi më i vjetër në botë, vdiq vitin e kaluar në 10 maj 2009, në moshën 130 vjeçe. Ajo ka vdekur pas rrëshqitje në banjo ku dëmtojë shtyllën verterbrale. Gruaja ishte nga Kazakistani dhe quhej Sakhan Dosova.Mirëpo pas këtij rasti, rekordi thyhet nga një grua gjeorgjiane e cila quhet Antisa Khvichava, e cila ka lindur më 8 korrik 1880. Këtë grua demografët e përshkruajnë sipas kondicionit fizik se tregon të jetë e moshës 130 vjeçe.
World Rekord thotë se s’ka aspak dyshim që kjo tash është gruaja më e moshuar në botë. Ajo jeton në fshatin Sachino, 370 kilometra larg kryeqytetit të Gjeorgjisë, Tbilisi. Dhe ka kujdesin e shtetit i cili i paguan pension të veçantë dhe ka caktuar një njeri të kujdeset për të. Khvichava mësohet se është gruaja më e moshuar jo vetëm në këtë vend, por madje në gjithë botën. Ajo kalon kohën më të gjatë shtrirë në shtrat. Ushqimi nuk është i veçantë, por ndërsa nuk pi duhan, bëhet e ditur se ajo konsumon çdo ditë vodka.
Zbulimi i gjeorgjianes është bërë kohët e fundit dhe deri tani nuk ka ndonjë njeri tjetër që ta kalojë atë për nga vitet që mban mbi supe, përveçse një japoneze që pretendon të jetë 114 vjeç.
Ndërsa njeriu më i vjetër në botë thuhet se ka vdekur pak kohë më parë në Londër, i cili ishte në moshën 134 vjeç.
www.Vera-Ks.com

Fadili:”Fitova me meritë www.Vera-Ks.com

March 13th, 2010

Gjatë 14 javësh qëndrimi në “Shpi” keni bërë një lojë korrekte. Na tregoni çka keni mësuar nga kjo përvojë?
Fadili: Shumë gjëra kanë ndodhur në atë shtëpi, saqë nuk di nga t’ia nis. Dua të flas shkurt, por qartë, e jo si dikush që flet pa kuptuar asnjë. Ka qenë një përvojë e jetës, kam mësuar shumë gjëra aty, si të përshtatem me mosha të ndryshme, si me ato 18 vjeçare, 20, 25, 30 e 31 vjeçare. Ky ka qenë një test i jetës, ku është dashur ta shoh vetën sa a mund të përshtatem me ta. Pastaj kam dashur ta shoh veten se deri ku mund të arrij dhe sa mund të përshtatem me banorët e tjerë.

Meti, me stil dominues

 Zakonisht mysafirët e “Shpisë”, kur ju kanë nominuar kanë thënë se e nominojmë Fadilin, se është kandidat i fortë. Çka nuk kanë mundur të zbulojnë nga ju mysafirët e “Shpisë”?
Fadili: Në fillim kur kam hyrë në “Shpi”, kam dëgjuar dy fjalë nga dy persona. Arjeta kur më ka parë në sy, ose kur kam bërë ndonjë gjest ka thënë “këto janë shenjat e para të kiametit në “Shpi”, kurse Sasa ka thënë se Fadili është “dardhë me bisht”, kurse banorët e tjerë javën e parë kanë thënë “këtë e largojmë shumë shpejt prej këtu, sepse nuk mundet të bëjë asgjë”. Javën e parë kam qenë shumë pak aktiv, kurse javën e dytë nuk kam dashur vetë të tregoj diçka nga vetja, sepse vetëm kam blerë, se si sillen banorët e tjerë. Sa kam qenë jashtë krejt tri herë e kam shikuar “Shpinë”, dhe herën e tretë m’u ka ndalur rryma. Nuk i kam shikuar për arsye se nuk e kam ditur se do të hyja në “Shpij”, vetëm kur më kanë thirrur në telefon organizatorët dhe kam hyrë në “Shpi”, dhe prej këtu ka nisur historia ime në “Shpi”. Ata dy veta që i përmenda më lart e kanë qëlluar se kush është Fadili. Nuk kanë mundur të ma zbulojnë sekretin se çfarë loje bëj. Në fakt unë nuk kam bërë lojë, sepse njeriu një lojë mundet ta bëjë një javë, nuk mundet për tre muaj me radhë të bëjë lojë. Ajo që më ka mbajtur deri në fund është se unë kam pasur përvojë të madhe në jetë dhe kam pasur bindje se do të vij deri në finale, sepse do të më përkrahte publiku. Nuk kam pasur ndonjë anë që duhet të më zbulojnë. Loja ime ka qenë e pastër. Mbase dikujt i ka penguar dhe ka thënë se unë s’ka bërë gjë tjetër, pos disa roleve si Çaplini etj., por unë kam bërë shumë gjëra, kur t’i krahasosh disa që vetëm kanë bërtitur e asgjë tjetër.

Të gjithë mysafirët e tjerë e kanë pasur frikë Metin. Por, ju si duket nuk i jeni frikësuar Metit?
Fadili: Në fillim nuk e kam kuptuar lojën e askujt. Meti e ka pasur një stil interesant të lojës, atë të dominuesit ndaj të tjerëve. Por, kur e kam parë se ai kacafytet me çdo njeri, kam thënë çfarë njeriu është ky. Në fillim ia nisi të më thotë gjithçka, shpesh ia bëjë vetes pyeten “O Zot ky njeri nuk është i vetëdijshëm se me kë po flet”, por ishte fillimi, dhe nuk doja  t’i tregoja se kush është Fadili dhe çka jam në gjendje të bëj. Por, mënyra se si ka luajtur ai, ka qenë shumë e rëndë për mua, sepse ai ka qenë kundërshtari im më i madh. Arsyeja që u mërzita kur u përjashtua ai është se pse nuk arrita t’i tregoj atij se kush është Fadili. Por, kur ka hyrë herën e dytë jam gëzuar shumë. I kam treguar se kush jam unë, mirëpo edhe ai kishte marrë informata për mua, dhe tani kishte një opinion ndryshe për mua. I kam thënë Metit, se me mua mund të ngrihesh shumë. Pastaj me Metin kemi bërë shumë gjëra interesante në “Shpi”, duke nisur nga Çarli Çaplini. Meti ka qenë njeriu i vetëm që kam mundur të bëj shumë gjëra të mira, sepse nuk ka qenë xheloz, sikur të tjerët.
Ju dolët fitues i realiti shou “Shpija”. E keni pritur që të dilni fitues me një diferencë kaq të madhe ndaj Qëndrimit?
Fadili: Kam pritur një finale krejt ndryshe. E kam pritur që në finale do të jetë Beni, Qëndrimi, unë dhe njëra nga dy vajzat, por kjo nuk ndodhi, sepse ashtu vendosi publiku. Unë në asnjë moment nuk kam dyshuar në aftësitë e mia, dhe e kam ditur se kam publik, i cili nuk do të më zhgënjejë asnjëherë. Në fakt “Shpija”, ka qenë një realiti shou, së cilës i është dashur një njeri për të bërë shou, dhe në këtë aspekt unë kam qenë pak më lart se të tjerët. E përsëris edhe një herë kurrë nuk kam  dyshuar në aftësitë e mia, prandaj edhe kjo më ka bërë që të shpallem fitues i “Shpisë”.

Falënderim publikut

 Tash u bë një javë që “Shpija” ka përfunduar. Çka ka ndryshuar Fadili, nga ai që ke qenë më herët?
Fadili: Edhe para se të hyja në “Shpi”, më kanë njohur shumë njerëz, të mos bëhem si Musa që thoshte njoh 700 mijë njerëz, por unë i kam njohur 700 veta që kanë pasur mjaft ndikim. Kur, isha në “Shpi”, i thosha vetes sa pak po fle, por tash kur jam jashtë e shoh se fle edhe më pak. Kam shumë telefonata nga gjitha vendet e botës, si Amerikë, Australi etj., të cilët më kanë dërguar edhe dhurata të ndryshme. Kam shumë adhurues që vijnë edhe në shtëpinë time të më shohin, që do të thotë se ata më kanë dashur dhe e kanë pëlqyer lojën time. Nganjëherë më vjen keq prej disa simpatizantëve të mi që nuk mund t’ju përgjigjem në telefon, për shkak të angazhimeve të shumta. Dua t’i falënderoj shumë publikun, sepse pikërisht është ai që më solli deri këtu, pra me sms-ët e tyre u shpalla fitues.

Ju ka ofruar dikush ndonjë punë?
Fadili: Sa kam qenë brenda kam thënë se nuk e dua jetën e programuar. Por, nëse më ofrohet ndonjë punë e mirë, nuk do ta refuzoja. Mirëpo, tash jam duke planifikuar të bëj një grup, ku tre do të jenë të “Shpisë” së Kosovës dhe dy të tjerë. Do të bëjmë programe të ndryshme, si do ta luajmë Çaplinin 2, 3, 4, 5, dhe do ta mësoni se kush është Fadili. Nuk do të ndalem së punuari, dua t’i shpërblej të gjithë ata që më kanë përkrahur.

 A do të thotë kjo se muzikën do ta lini anash?
Fadili: Muzikën e kam pasion. E kam edhe studion time. Unë kam bërë muzikë për shumë këngëtarë të njohur, por nuk kam luftuar kurrë për emër.

 Mund të na tregoni se cilit këngëtar të njohur i keni bërë këngë?
Fadili: Shumë këngëtarë, duke nisur prej Sabri Fejzullahut e teposhtë. Tash në të ardhmen do ta shihni se kush është Fadili dhe çka është në gjendje të bëjë ai.

Sa ka investuar familja juaj duke dërguar sms në finalen?
Fadili: Është e vërtetë që familja ime ka dhënë për mua 340-350 euro për sms, kurse për shumat që flitet aspak nuk është e vërtetë. Publiku është ai që ma ka dhënë fitoren, të cilit i jap falënderues gjithë jetën.

 Sa para do t’ia jepni Qëndrimit?
Fadili: Qëndrimit i kam premtuar se do t’ia jap 4 mijë euro sapo t’i marrë paratë. Qëndrimi më pëlqen, sepse është njeri i drejtë dhe në “Shpi” ka bërë një lojë shumë të mirë dhe korrekte. Po ashtu edhe disa banorëve tjerë do t’u jap nga një shumë.
Intervistoi: B. ZYBERI
www.Vera-Ks.com

Tërmeti tronditi sot Peloponezin www.Vera-Ks.com

March 12th, 2010

Peloponez, 12 mars– Ballkani duket se është tronditur sërish nga tronditjet sizmike. Pas asaj që goditi Kosovën dy ditë më parë, një tronditje e re dhe është shënuar në Peloponez të Greqisë. Sizmiologët kanë pohuar se lëkundja e tërmetit ka qenë e shkallës 4.6 shkallë Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm. Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë lokale, sipas të cilave epiqendra e tërmetit u lokalizua në brigjet e Kapo Maleas, në një thellësi prej 160 kilometrash.
Ndërkaq, ekspertët e sizmiologjisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nxjerrë së fundmi një raport mes të cilit tregojnë se Ballkani është i rrezikuar nga tronditjet sizmike, dhe mes tyre madje edhe Shqipëria.

Por gjithsesi, sipas tyre, tronditjet sizmike nuk paraqiten katastrofave.
www.Vera-Ks.com

Bashkatdhetarët nga Londra ndihmuan ish-minatorët në Stantërg www.Vera-Ks.com

March 12th, 2010

Prishtinë, 12 mars – Kryqi i Kuq i Kosovës ka falënderuar grupin e bashkatdhetarëve në Londër, “Basketistët”, të cilët gëzuan 25 familje skamnore të minatorëve në Stantërg të Mitrovicës, gjatë Javës së Minatorëve. Ky manifestim organizohet çdo vit nga data 20 deri më 28 shkurt, në kujtim të Grevës së Minatorëve të vitit 1989, e cila konsiderohet një prej ngjarjeve që tronditi themelet e Jugosllavisë moniste.
Ky grup, i cili nuk ka dashur të identifikohet me emra, 25 familjeve të ish-minatorëve, të cilat aktualisht jetojnë në varfëri të skajshme, u dhuroi secilës nga 100 kilogramë miell, 12 kg detergjent, 15 litra vaj, 10 kg sheqer, 10 kg kripë, 12 kg oriz, nga 10 copë fide, nga 5 sapuna, nga 1 kg biber dhe nga 2 kg “Vegeta”.
Kryqi i Kuq i Kosovës përmes organizmave të tij në Mitrovicë zgjodhi familjet dhe ua shpërndau atyre këto ndihma.
“Basketistët” tanë nga Londra, tash tri vjet dërgojnë ndihma për skamnorët në Kosovë.
www.Vera-Ks.com

Një i ri goditet rëndë me thikë www.Vera-Ks.com

March 12th, 2010

Ferizaj, 11 mars- Gjatë një përleshjeje  ndërmjet të rinjve,është lënduar rëndë Ilir Islami (18),i cili ishte therë me thikë në gjoks, ndërkaq lëndime kanë marrë edhe K.K. (20) dhe SH.K. (16).Përleshja në të cilën ishin përdorur armë të ftohta, thikë dhe boks i hekurt, ka ngjarë rreth orës 13:30 në rrugën “Emin Duraku” të Ferizajt. Sipas mjekëve të Qendrës numër dy të mjekësisë familjare i riu Islami ishte sjellë në gjendje të rëndë, pa vetëdije, me therje në rajonin e zemrës dhe ai ishte përcjellë me urgjencë, pas dhënies së ndihmës së parë, për në QKUK, ku mësohet se mjekët janë duke u përpjekur t’ia shpëtojnë jetën. Sipas zëdhënësit të Policisë në Ferizaj, toger Agim Gashit, policia ende nuk e ka sqaruar në tërësi ngjarjen dhe nuk dihet as motivi, por edhe as kush kë ka sulmuar.”Tash për tash dy të lënduarit lehtë i kemi ndalur në stacionin policor dhe ata janë duke u hetuar, por besohet të ketë edhe dy të tjerë të përfshirë në këtë përleshje, andaj nuk dihet se kush e ka plagosur I.I., por se ai është dërguar në QKUK”, pohoi për KD-në Gashi.
Në anën tjetër nga burime të tjera bëjnë të ditur se i tërë konflikti ndërmjet këtyre të rinjve ka nisur shkaku i një femre, e cila qenka e dashura e Ilirit. Ky konflikt me pasoja të rënda ka ndodhur pikërisht pas një aksioni operativ “Unaza”, që ka filluar policia këto ditë, në Ferizaj, për parandalimin e dhunës ndërmjet të rinjve.
www.Vera-Ks.com

GENTA ISMAJLI – DANCING WITH THE STARS java 4-të -video www.Vera-Ks.com

March 12th, 2010

Edhe pse ke një votim më i dobt se javën e kaluar (22 nga 30 pikë nga juria) ajo se bashku me partnerine vet kaluan me sukses edhe javën 4-të notën më dobtën e morrën nga Ilir Shaqiri(6). Historiku i ciftit:Vip 10 Genta & Dion
Genta Ismaili Gentiana Ismajli,e njohur me emrin e artit “Genta”. Lindi në Kosovë më 4 Dhjetor 1984. Vetëm disa muaj pasi lindjes së saj, prindërit vendosin të shpërngulen në Cikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo bëhet e famshme me këngën e saj të parë “Kthehu” Në moshën 19 vjecare kthehet në Kosovë dhe prezanton këngën e saj “Dridhem” e cila shndërrohet menjëherë në hit.
Shumë shpejt shndërrohet në një protagoniste të skenave shqiptare në Shqipëri dhe në Kosovë. Herë pas here shkëputet për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkara të Amerikës, ku ka realizuar edhe një album në anglisht.
Shumë nga këngët e këtij albumi janë shkruar nga Kara DioGuardi, një autore këngësh e famshme amerikane.
Genta shquhet për kërcimin e saj energjik duke dhuruar performanca mbresëlënëse.
www.Vera-Ks.com

Kosovën e dridhi sot edhe një termet 3.3 ballësh www.Vera-Ks.com

March 11th, 2010

Prishtinë, 11 mars – Një dridhje e re e tokës, me fuqi më të vogël se ajo e djeshmja, ka ndodhur sot paradite, ka konfirmuar Zyra për Sizmologji.
Dridhja është regjistruar në ora 9:59, sipas orës lokale. Tërmeti ishte i fuqisë 3.3 ballësh të shkallës së Rihterit, citon Express Naim Zeqirin, shef i Zyrës për Informim në Ministrinë e Energjisë dhe të Minierave, në kuadër të të cilës funksionon Zyra për Sizmologji.
Epiqendra e tërmetit ishte 60 km në juglindje të Istogut.
“Deri më tash nuk kemi informata për dëme materiale, megjithëse nuk pritet që një tërmet i përmasave të tilla të shkaktojë dëme”, tha Zeqiri.
Ekspertët për sizmologji e konsiderojnë të zakonshme që një tërmet më i fuqishëm, sikur që ishte ai i djeshmi, të pasohet me dridhje të vogla.
Nga  Mitrovica sot raportohet për gjurmët e tërmetit të djeshëm në disa objekte.
Sipas KosovaLive dridhja e tokës ka dëmtuar objektin edhe ashtu të rrëzbitur të Qendres burimore për edukim special “Nëna Terezë”, në Mitrovicë, pastaj Stacionin e Policisë në jug të qytetit dhe dy shtëpi në fshatin Trepçë.
Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Ylber Durmishi, tha se në njërën shtëpi në Trepçë çarjet ishin më të dukshme dhe banorët janë larguar prej saj.
Sipas komandantit të Stacionit të Policisë të jugut, Bashkim Spahiu, për shkaqe sigurie, personeli është zhvendosur nga objekti ngase janë çarë muret. 

 Tërmeti i pasdites së mërkurë për fat ka kaluar pa pasoja në njerëz, përveç frikës dhe shqetësimeve, por ka shkaktuar dëme të shumta materiale në shumë lokalitete banimi të kësaj komune dhe në disa objekte të shkollave, kanë njoftuar zyrtarë të Sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim (SMSH) dhe ata të Drejtorisë së Arsimit (DA).
Sokol Hoxha, shef i SMSH-së, ka treguar se deri tash janë paraqitur afro 40 raste për dëmtimin e shtëpive të banimit në qytetin e Skenderajt dhe në fshatrat Çirez, Abri e Poshtme, Izbicë, Klledërnicë, Llaushë, Podalishtë, Tërnafc, Baks, Prekaz, Klinë e Poshtme, etj.
Sipas zyrtarëve të DA-së si pasojë e tërmetit janë dëmtuar edhe objekte shkollore, kryesisht të vjetra, por edhe të kohëve të fundit,  si në Skenderaj, Prekaz, Runik, Çirez, Tërnac, Turiçec, Baks, etj.
Tërmeti i se mërkurës më se shumti ka dëmtuar objektin e vjetër 60 vjeçar të shkollës fillore “Shaban Jashari” në Skenderaj, në të cilin dukshëm shihen gjurmët e tërmetit të para 33 vjetëve.
www.Vera-Ks.com

Çiljeta: E fitoj lehtë një mashkull, vetëm me shikim www.Vera-Ks.com

March 11th, 2010

Askush nuk mund ta imagjinojë Çiljetën me gjoks të vogël! Format e saj të rrumbullakëta e kthyen atë në një simbol seksi. Kur ecën ajo, të gjithë kthejnë kokat. Ka një siguri të paparë, i pëlqen të vishet elegante, por e di që çdo gjë duhet të jetë e puthitur pas trupit të saj. Në një intervistë për Telegraf, këngëtarja shqiptare shprehet se ka shumë dhunti artistike, por përveç kësaj, “kam dhunti t’i parandiej gjërat që do më ndodhin dhe kam dhunti të dashuroj dikë shumë bukur”. E pyetur nëse do të pëlqente të pozonte nudo në shkëmbim të një shume të madhe parash, Çili thotë se “ndoshta në karrierën time si modele dhe në një moshë më të vogël mund edhe të ndodhte…” Lidhur me meshkujt Çiljeta preferon seriozitetin të shoqëruar më dashamirësi e fisnikëri. Porse a mund të fitohet lehtë një mashkull prej një femre, Çiljeta pohon se personalisht këtë e bën shumë lehtë me anë të syve. “Mendoj me spontanitetin që çdo njeri duhet ta ketë në vetvete. Sa më shumë të jetë vetvetja, aq më shumë e afron dikë te vetja. Unë e kam shumë të thjesht, sepse flas me shikim gjithmonë”.
www.Vera-Ks.com

Mitrovicë: Dëmtohen stacioni i policisë dhe dy shtëpi

March 11th, 2010

Mitrovicë, 10 mars-Muret e stacionit të policisë në jug të Mitrovicës dhe dy shtëpi
në vendbanimin e minatorëve në Stantërg janë qarë si pasojë e tërmetit të sotëm që u ndie në mbarë Kosovën.
Komandanti i stacionit të policisë në jug të Mitrovicës, Bashkim Spahiu tha se si pasojë e dridhjes objekti që është shfrytëzuar si stacion policie në jug ka pësuar dëme të
dukshme. “Personeli është zhvendosur për shkaqe sigurie dhe është vendosur në disa kontejnerë”, ka deklaruar Spahiu. Sipas tij, për hapat e tjerë në lidhje me shfrytëzimin e këtij objekti do të vendoset pas vlerësimit që do ta japin ekspertët.
Ndërkaq, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim në Mitrovicë, Ylber Durmishi ka deklaruar se në njërën shtëpi në Stantërg qarjet ishin më të dukshme, ndërsa banorët ishin
larguar prej saj. Sipas tij, për mundësinë e kthimit të banorëve në njërën nga shtëpitë, të cilën e kanë braktisur banorët, do të vendoset pasi në terren të dalë ekipi profesional për
të vlerësuar situatën. Durmishi shtoi se tash për tash nuk ka të dhëna për dëme tjera në këtë komunë.

Nuk do të ketë tërmet me pasoja katastrofike

March 11th, 2010

Prishtinë, 10 mars – Në Kosovë nuk do të ketë tërmet me pasoja katastrofike, i ka thënë sot Radio Dukagjinit Slavica Radovanoviq, drejtoreshë e Institutit Sizmologjik të Serbisë, e cila ditë më parë kishte paralajmëruar se në Rrafshin e Dukagjinit po akumulohet energji sizmike.
Paralajmërimet që ka bërë Instituti Sizmologjik i Serbisë për akumulim të energjisë sizmike, sipas drejtoreshës së këtij Instituti, mbështeten në kërkimet që janë kryer brenda disa viteve. Sipas saj, këto paralajmërime janë hiperbolizuar nga mediat. “Do të thotë nuk duhet tepruar, nuk parashihet ndonjë katastrofë si po i shohim tash nëpër vise tjera të botës, asgjë të tillë nuk parashohim, do të thotë se në Dukagjin nuk mund të ndodhin tërmete me pasoja katastrofike”, transmeton Telegrafi.
Radovanoviq tha se matjet do të vazhdojnë dhe më vonë mund të konkludohet nëse tërmeti që ndodhi sot ishte ai kryesori, për të cilin Instituti që ajo drejton kishte paralajmëruar.
“Bazuar në matjet që do t’i bëjmë ditëve në vijim, do të mund ta parashikojmë se a ishte ky tërmeti kryesor apo mund të ketë edhe një tërmet diç më të fuqishëm”, ka deklaruar ajo.

Agim Gërguri: Në “VIP shpija e Kosovës” për dy arsye

March 11th, 2010

Një tjetër “Shpi e Kosovës”, do t’i hapë dyert për banorë të rinj. E kësaj radhe nuk do të jenë njerëz nga shoqëria civile, por aktorë e këngëtarë nga disa treva shqiptare. Në mesin e disa emrave tashmë të bërë publik, do të jetë edhe rok këngëtari ynë i njohur Agim Gërguri. Gjatë një bisede që “Infopress” zhvilloi me banorin e ri të “VIP shpija”, përkatësisht Agimin, mësuam edhe arsyen primare pse ai vendosi t’i bashkëngjitet kësaj iniciative. “Është humanitare kjo iniciativë, e normal që nuk refuzohet një gjë e tillë”, kështu shprehet vokalisti nga rok grupi “Fisnikët”, ndërsa bën me dije se arsyeja e dytë e pjesëmarrjes në këtë spektakël janë edhe aktorët e zgjedhur për këtë “lojë”, e cila njëherësh do të sjellë në fund një ndihmë për një familje nevojtare.

Do të jemi po ata që jemi në të vërtetë

“Përveç se kjo është një mision human, e që këtë nuk do ta refuzoja asnjëherë, pjesë e kësaj shpije janë disa aktorë të zgjedhur, dhe jemi të gjithë që njihemi”, tregon Agimi, ndërsa shton se sikur të mos ishte një organizim në nivel me njerëzit e duhur, ndoshta edhe nuk do të shkonte. “Po sikur të kish qenë dikush krejt i panjohur dhe me më thanë a po vjen, normal se nuk kisha shkuar kurrë. Jo se nuk është në nivel, por nuk do të shkoja. Por, pasi që janë këta aktorë, normal që kam pranuar pa asnjë dyshim, duke mos lënë anash misionin human që synohet përmes kësaj iniciative”.

Të vëzhguar në çdo moment nga kamerat, duke filmuar çdo gjë që do të jetohet në “VIP Shpija”, banorët VIP do të jenë çdo herë të ndjekur nga publiku jashtë, dhe fansat e tyre. E kjo sigurisht që nuk do të jetë e lehtë për ta, ndërsa do të vëzhgohen me aq përpikëri, veçanërisht duke pasur parasysh profesionin që kanë.

Por, se a do të ketë ndonjë lojë që Agimi do ta zhvillojë brenda mureve të “VIP shpija”, protagonisti në fjalë mohon të praktikojë diçka të tillë, ani pse këto “shtëpi” tashmë njihen më shumë për mënyrën e lojës nga banorët në to. “Do të jemi vetvetja more. Do të ketë humor dhe gjithçka tjetër që na karakterizon neve, duke u nisur nga Stupcat, Fatos Kryeziu dhe unë. Do të jemi ata njerëz që edhe jemi paraqitur gjithnjë para ekranit, gjatë intervistave”, shton Agimi, i cili përveç për talentit si këngëtar, njihet edhe për dellin e humorit që ka.

E pse ta kem vështirë?!

I pyetur se a do ta ketë të vështirë të lë për një muaj rresht gjithçka që përkufizon përditshmërinë e tij, derisa do të “ngujohet” dhe të qëndrojë larg nga gjithçka që është mësuar ta jetojë me ditët që kalojnë, këngëtari mohon një gjë të tillë. “E pse ta kem vështirë?! Për mua është njëfarë joshje. Unë çdo herë i pranoj sfidat, pa asnjë dyshim. Kam qejf me pa se çfarë po ndodh. Jam njeri i aventurave jetësore dhe besoj që do të jetë interesant. Kështu që edhe vëzhgimi gjatë gjithë kohës, nuk më brengos. E natyrisht, ne gjeste palidhje nuk mund të bëjmë aty, sepse jemi familjarë, por edhe nuk është në natyrën tonë. Por, gjithsesi më shumë do të ketë rol edukativ dhe do të mundohemi sa më shumë të japim momente të mira edukative”, bën me dije Agimi.

Këngëtari premton se do të sjellin momente edukative e morale, madje gjatë bisedës nuk e lë pa vlerësuar lartë edhe banorët e “Shpisë së Kosovës”, për moralin, që sipas tij, kanë treguar gjatë qëndrimit të tyre atje. “Mua më kanë lënë përshtypje këta që ishin në “Shpija e Kosovës”, për nga morali. Për të tjerat, kanë qenë aq sa kanë ditur, por për nga morali kanë qenë shumë të mirë dhe kanë treguar një nivel shumë të lartë të moralit. Ne të Kosovës në këtë drejtim jemi shumë më mirë, krahas disa vendeve tjera të Ballkanit. Sado-kudo e kemi një moral, që na mbanë, na ruan!”, vlerëson këngëtari.

E sa i përket një honorari që thuhet se banorët do ta marrin, Agimi nuk është në dijeni për një gjë të tillë, ani pse edhe ai vetë ka dëgjuar zëra që flasin për një gjë të tillë, “për shuma nuk kemi folur. Nuk po di! Kam dëgjuar edhe unë do llafe, por jo, nuk e di. Veç mundem me të rrejt”, thotë ai për fund.

Grupi “Iliret” se shpejti ne turne live

March 11th, 2010

Përveç vrapimit të përditshëm në parkun “Gërmia” në Prishtinë, gati çdo moment i ditës së liderit të grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi, kalon në studion e tij muzikore. Tash e një muaj kanë filluar provat intensive për një projekt, siç thotë Shemi, shumë të madh, ndërsa projekti në fjalë duket se do të jetë “live”, në çdo cep ku do të realizohet. “Jemi duke ushtruar me orkestrën tonë. Ka një muaj që jemi shumë aktivë në studion muzikore. Jemi duke ushtruar të gjitha këngët e grupit “Ilirët” dhe do të ushtrojmë edhe më shumë, e sigurisht që ato do të interpretohen gjallë”, kështu thekson Shemi për “Infopress”, ndërsa bën me dije se aktivitetet për këtë projekt sa vinë e shtohen.

Nuk do të ketë album!

“Nuk do të ketë asgjë ‘play beck’. Që të gjithë anëtarët e grupit jemi fokusuar në këtë drejtim. Çdo gjë do ta interpretojmë gjallë, dhe asgjë nuk do të shkojë ndryshe”, thekson këngëtari, duke bërë me dije se ky angazhim aktual do të pasojë me disa koncerte, e që pikërisht ky projekt t’i dërgojë ata drejt skenave muzikore, vendore e më gjerë, përmes një turneu mjaft të madh. “Besoj që do të jetë një turne madhështor, sepse tashmë kemi ushtruar në interpretim dhe i kemi përpunuar këngët, e që besoj se do të dalin shumë bukur. Mezi pres të nisim me këtë projekt. Do të na duhen edhe 15 apo 20 ditë që gjithçka të përfundohet dhe do të vazhdojmë turneun, që e kemi ushtruar”.

I pyetur për datën e saktë se kur do të fillojë çdo gjë rreth këtij turneu, Shemi përmend 1 prillin, datë kjo që lë mjaft për të dyshuar për faktin se njihet si dita e gënjeshtrave. Por, Shemi me premtimin e tij bën me dije se ka qenë rastësi kur kanë vendosur që pikërisht këtë ditë të nisin me turneun “e vërteta është se ai do të nisë më 1 prill”, thekson ai.

“Nuk do të shkojmë me album. Ne kemi albumin tonë “Xhamadani vija, vija” përkatësisht “Heroi”, dhe ai asnjëherë nuk është interpretuar në koncert ‘gjallë’. Pse t’i lodhim me këngë të reja, kur kemi këngë tonat të realizuara më herët dhe nuk janë dëgjuar, veçanërisht nga gjeneratat e reja”, shton këngëtari, ndërsa thekson se “mundësia e vetme tash për tash është të incizojmë ndonjë këngë të re dhe ta lansojmë me klip, por më nuk do të ketë albume, sepse nuk ta editon askush dhe nuk të paguan askush”.

Një koncert vetëm me “Ilirët”

Përveç ushtrimeve me këngët e tyre të mëparshme, Shemi bën me dije se është duke realizuar edhe një duet me këngëtaren Ganimete Abazi, e njohur për publikun më shumë si Ganja, e cila njëherësh do të jetë edhe bashkëkëngëtarja e tij në gjithë turneun muzikor të “Ilirëve” . “Do të jetë një përpunim i një këngës sonë. Do të jetë befasi.

Aktualisht jemi të fokusuar vetëm rreth turneut. Shpesh them se ata njerëz që nuk kanë pasur rast t’i shohin “Ilirët” në një koncert ‘live’, ata nuk i njohin “Ilirët”. Jemi të hatashëm me koncerte ‘live’. Këtë më së miri e di diaspora jonë”, thekson për fund Shemi, ndërsa bën me dije se ata nuk do të kenë të ftuar ndonjë grup tjetër muzikor, apo ndonjë këngëtar. “Ne “Ilirët” gjithmonë jemi vetë nëpër koncerte dhe asnjëherë nuk kemi të ftuar. Arsyeja është se atëherë ngatërrohemi.

Agron Zezaku-video

March 11th, 2010

Eshte nje shkodran i vertete. E quajne Agron dhe ka jetuar perjetesisht ne qytetin e vjeter. Ai nuk e mesoi dot kurre te verteten e ardhjes se gjysherve te tij ne Shqiperi gjate komunizmit. U rrit i vetem dhe i izoluar, ne nje bote ku ngjyra e lekures e bente shume te ndryshem. Jam dalluar prej te tjeterve. Kjo ishte edhe mire dhe keq per mua. Si race tjeter njeri nuk kam pas pervec gruas dhe femijeve. Me ka ndihmuar shume shoqeria, me ka afruar, shprehet Agroni. Per shkak te vecantise dhe habise qe shkakton ngjyra e afrikano-shkodranit, ne qytetin e tij nuk ka njeri qe se njeh. Megjithate, ai e ka te pamundur te thyeje paragjykimet mbi veten. Ndihem i diskriminuar. Kur shkoj te kerkoj pune, thone: ce duam kete te zi. Edhe ne komunizem por edhe sot nuk e shikoj veten kaq mire. Gjithmone jane njerezit qe shmangen per ngjyren time duke mos me marre ne pune, thote ai. Ka vetem nje gje per te cilen Agroni mburret e krenohet. Familja. Ai e kaloi rinine ne nje epoke kur njerezit i luftonin paragjykimet seriozisht dhe kjo i dhuroi atij dashurine e bashkeshortes se ardhshme, Safetes, teksa ishte thjesht djaloshi qe punonte si shofer prane ndermarrjes se saj. Kam hyre ne pune e re. Aty na lindi dashuria, por prinderit nuk me degjuan atehere dhe u detyrova te largohem nga shtepia. Agroni ishte njeri shume i mire, pohon Safetja. Cifti do te trashegohet gjate marteses me plot 6 vajza, sot te gjitha te martuara, me perjashtim te Mireles, e vogla e shtepise. Agroni ka qene gjithnje tipi i neshtruar i njerut, i cili pranon fatin dhe gjen kurajon per te bashkejetuar mes botes se te ndryshmeve. Ai ka qene nje shofer i dalluar ne rini, jo vetem per shkak te tipareve, por edhe zellit ne pune. Ky njeri e ka vecuar gjithnje veten prej te tjereve, megjithate ne Shkoder te njohurit e tij e ndajne pershtypje te jshtezakonshme. Agroni eshte ndjere gjithmone i vecuar dhe shume i ndryshem. Edhe sot qe mosha e trete e ka zene ne te njejtin qytet, ai ecen rruges duke mbajtur mbi supe peshen e qindra syve qe e shenjestrojne.

Dridhje të tokës goditën Kosovën www.Vera-Ks.com

March 10th, 2010

Sot më 10.03.2010. në ora 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës detektuan tërmet me epiqendër 6km në juglindje të Istogut.Në një komunikatë për opinion, ky institucion ka njoftuar se “magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64, thellësia 5.2 km”.”Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Burimit dhe tërë territori i Kosovës. Ende nuk dihet për dëme në njerëz dhe materiale”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, sipas Institutit Sizmologjik të Serbisë, epiqendra e tërmetit ishte diku në rajonin e Zubin Potokut, në veri të Kosovës. Tërmeti thuhet se ishte i fuqisë 4.5 ballë të Richterit.

Ndryshe, shumë shkolla i kanë lëshuar nxënësit në shtëpi, edhe për shkak të rrezikut të përsëritjes së dridhjes- www.Vera-Ks.com.